Pjesa e parë 5-1, Shaland tregon si motivoi lojtarët në pushim: Pësojmë 10 gola, por nuk dorëzohemi

Kosova është dorëzuar ndaj Anglisë që në pjesën e parë, duke humbur ndaj “tre luanëve” me rezultatin 5-3. Faktikisht djemtë e Southgate arritën që të triumfonin 5-1 që në 45 minutshin e parë, për ta marrë lehtë vazhdimin e saj.Trajneri Shaland ka treguar edhe treguar edhe mënyrën sesi ka zgjidhur t’i motivojë futbollistët e Kosovës, duke u thënë se mund të pësohen edhe 10 gola, por jo të dorëzohen:

“Kemi folur si është situata, që ne jemi të shpejtë një kundër një, ne mund të shihnim se kush mund të sulmonte dhe kush mund të kundërsulmonte. Iu thash nuk mund të dorëzohemi, ne jemi Kosova, ne mund t’i pranojmë 10 gola, por jo të dorëzohemi”, u shpreh Shaland. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *