Pjaniç zbulon të ardhmen: Lexoj gjëra që më bëjnë të qesh!

Ditët e fundit është përfolur shumë për një transferim të mundshëm të Miralem Pjaniç drejt Mançester Sitit, Çelsit ose Barcelonës. Por, duket se mesfushori Juventusit është i kënaqur në Torino. Fakti se e kërkojnë për 100 milionë euro e bën boshnjakun të ndihet tepër i vlerësuar.

“Thonë se unë vlej 100 milionë? Kjo do të thotë se po punoj mirë, por nga ana tjetër lexoj edhe shumë gjëra që të bëjnë të qeshësh. Jam shumë i kënaqur me grupin dhe trajnerin. Momentalisht mendoj vetëm për punën time me Juventusin”,- u shpreh Pjaniç.

Afrimi i Ronaldos duket se ka rritur konkurrencën në ekip. “Përgjegjësia për të punuar më fort është shtuar në skuadër. Kemi kualitetet e duhura për të arritur synimin tonë madhor, që është Liga e Kampioneve”,- shtoi më tej ai.

Tashmë mbetet në dorë te klubit nëse do t’i konsiderojë ose jo ofertat e ardhura në adresë të Pjaniç. Në rast se do ta largonin, drejtuesve të Juves do t’ju duhet të gjenjnë një opsion të ri për mesfushën. Një mes Milinkoviç-Saviç, Rabiot dhe Pogba mund të shiheshin si zëvendësuesit ideal nga ana e bardhezinjve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *