Pjaniç: Juve-Torino? Na mjafton një 1-0!

0

Mesfushori boshnjak i Juves: Do ndihmojmë Higuain. Beloti 100 mln? E ekzagjeruar, kaq është blerë Ronaldo

Derbi i sotëm, ndërmjet Juventusit dhe Torinos ka ndezur atmosferën e të gjithë Serisë A dhe lojtarët kanë nisur që tani që të deklarojnë mendimin e tyre si edhe të bëjnë analizat e tyre për derbin e “Mole”-s që do të zhvillohet sot, në “Allianz Stadium”. Miralem Pjaniç ka bërë madje edhe një parashikim: “Do të doja që të përfundonte me rezultatin 1-0, do të më pëlqente të fitoja pa pësuar gol”.

HIGUAIN – Ndërkohë, ish-mesfushori i Romës mendon se derbi i sotëm do të jetë edhe pengesa e parë reale për Juventusin, që duhet të rigjejë golat e Higuainit, i cili nuk shënon nga tre ndeshje radhazi. Pjaniç shpreson që “Pipita” të vendosë ndeshjen. “Do të mbështes gjithmonë Gonalzon, këto lloj periudhash ndodhin për të gjithë. Skuadra do ta ndihmojë atë të zhbllokohet, ai është një kampion i madh”.

BELOTI – Torino po ecën me shpejtësi të lartë dhe me 11 pikë në pesë ndeshje, është ende i pathyer në kampionat, i tërhequr nga numri i tij “10”, Beloti. Pikërisht për këtë, Pjaniç kërkon kujdes për rivalët. “Adem është një lojtar i madh me nivel dhe unë e respektoj. Shpresoj që ai të bëjë një sezon të mirë, i duhet vetëm vazhdimësi. Ndërsa Andrea po bën shumë mirë. 100 mln euro? Për të janë shumë, kur mendon se disa vite më parë kaq është blerë Ronaldo”.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image