Pjaca nuk gjen hapësirë, oferta pa fund për huazim

Juventusi po reflekton për pozicionin e Marko Pjacas. Kroati është rikuperuar plotësisht nga operacioni i 31 marsit në gjurin e djathtë dhe pas disa sfidash me skuadrën e të rinjve është rikthyer nën urdhrat e trajnerit Alegri, por për të është e vështirë të gjejë një vend titullari në formacionin bardhezi.

Me Botërorin pas dere dhe me objektivin për ta pasur në 100% të formës për sezonin e ardhshëm, drejtuesit e “Zonjës së Vjetër”, sipas asaj që raportojnë mediet italiane, mund ta huazojnë lojtarin në një skuadër mike në Serinë A gjatë merkatos së janarit. Ekipet e favorizuara për të marrë Pjacan janë Sasuolo, Xhenoa, Bolonja dhe Verona, nëse Juve vendos ta mbajë në Itali.

Ndërkaq, nga jashtë kanë kërkuar huazimin Shalke, Zenit dhe Monako. Me shumë gjasa do të jetë vetë talenti 22-vjeçar ai që do të zgjedhë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *