Pizarro sfidon vitet, 40-vjeçari firmos kontratën e re

0

Sulmuesi peruan Klaudio Pizarro kishte deklaruar në fillim të sezonit se ky do të ishte sezoni i tij i fundit në Bundesligë gjermane, por për habinë e të gjithëve 40-vjeçari nuk do ta mbajë këtë premtim. Sado  e pabesueshme të duket, “bomberi” 40-vjeçar do të vazhdojë të mbetet pjesë e Bundesligës.

Ka qenë vetë klubi i Verder Bremen që ka njoftuar nënshkrimin e një marrëveshje rinovimi për sezonin e ardhshëm. Gjatë kampionatit që sapo lamë pas, Pizarro gjeti katër herë rrugën e rrjetës në 673 minuta aktivizim.

Peruani mbërriti në verën e vitit 1999, pikërisht te skuadra e Verder Bremen. Përjashto një sezon zhgënjyes te Çelsi, çdo vit tjetër të karrierës së tij në Europë, Pizarro e ka kaluar në Gjermani, ku në dy dekada ka vendosur disa rekorde.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.