Pizarro nuk njeh moshë, firmos për herë të fundit…

Klaudio Pizarro në tetor do të kapë të dyzetat, moshë kjo thuajse e padëgjuar për një futbollist profesionist, por sulmuesi peruan nuk mund të ndahet aq lehtë nga ky sport, aq më tepër kur ofertat për të nuk mungojnë.

Ditën e sotme Pizarro nënshkroi një kontratë 1-vjeçare me klubin e Verder Bremenit, ekip me të cilin debutoi në Europë në vitin e largët 1999.

Në fjalët e tij të para pas firmës, Pizarro konfirmoi se kjo do të jetë kontrata tij e fundit dhe se do të mundohet ta ndihmojë Verderin me eksperiencën e madhe që ka mbi shpinë.

Pizarro është një ndër sulmuesit më ikonë që kanë shkelur kampionatin gjerman, pothuajse 20 vite në Europë 19 prej të cilave në Bundesligë ku ka luajtur për Verder Bremen, Bajern e Mynihut dhe Këlnin. Peruani është futbollisti i huaj me më shumë gola në Bundesligë, 192 (104 për Verderin), dhe i pesti në renditjen e të gjithë golashënuesve të Bundesligës. Në 19 sezonet e tij në Gjermani, Pizarro ka fituar gjashtë herë titullin e Bundesligës, të gjashtë me fanellën e Bajernit të Mynihut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *