“Pitbulli” Bare: Kam rilindur, ky është vetëm fillimi!

Keidi Bare është cilësuar si blerja më e mirë e Malagas këtë sezon dhe mesfushori shqiptar po bën ndeshje shumë të mira. Në një intervistë të tij, 22-vjeçari ka prekur shumë tema: Dëshirën e tij për të luajtur futboll në çdo moment të ditës, grumbullimin në kombëtare, eksperiencën e kaluar me Atletiko Madridin, si dhe epitetin që i kanë vendosur, “Pitbull”. Në fjalën e tij, Bare tha:

MOMENTI MË I MIRË – “E vërteta është që ndihem shumë mirë dhe mund të them se ky është momenti më pozitiv në karrierën time. Por, ka ende vend për përmirësime dhe duhet punuar më shumë. Është vetëm fillimi”.

FIRMA ME MALAGAN – “Ishte dita e fundit e merkatos dhe nuk e prisja një kalim këtu. Por agjenti më telefonoi dhe më kërkoi t’i bashkohesha, që të nënshkruaja. U nisa menjëherë, pa u menduar dy herë”.

PROBLEMI ME EMRIN – “Emri im është Keidi Bare. Keidi nuk është emër shqiptar. Është një emër që prindërit e mi e dëgjuan në TV dhe vendosën të më quanin kështu (qesh)”. 

TRAJNERI – “Marrëdhënie të shkëlqyera. Që në ditën e parë, kemi qenë shumë të lidhur. Më ka ndihmuar shumë dhe Muniz është një trajner shumë i zoti”.

IDHUJT – “Modriç, Iniesta! Dy mesfushorë të shkëlqyer dhe një inspirim për mua. Kur luaja te Atletiko, Koke dhe Saul ishin lojtarët që ndiqja, dy lojtarë shumë, shumë cilësorë”.

LOJA E KEIDI BARES – “Varet nga kundërshtari, por unë dua të bëj gjithçka. Të mbroj, të sulmoj, të ndërroj pozicion. Çdo gjë që më kërkon trajneri. Fakti që unë vrapoj në mesin e fushës dhe ndihmoj shokët e mi, më jep një kënaqësi të veçantë”.

NOFKA “PIT BULL” – “Ma thonë shpesh këtë. Shokët e mi te Atletiko më thërrasin të gjithë ashtu, ndërsa edhe një pjesë e ekipit këtu. Për mua s’ka rëndësi se si më thërrasin, kështu që mund të thonë si të duan (qesh)”.

KARTONËT E VERDHË – “Jam një lojtar që jap 100% në çdo lëvizje timen, prandaj mendoj se ndëshkohem shpesh me kartonë të verdhë. Disa herë gabojnë dhe arbitrat pasi janë njerëz. Gjithsesi jam i befasuar që në çdo lojë ato kapen me mua”.

FIILIMET – “Futboll kam filluar të luaj rrugëve me shokët e mi si të gjithë fëmijët e tjerë. Nuk kishim fusha ku të luanim. Më pas u futa në një ekip, ku trajneri ishte një shok i babait tim. Kam debutuar në moshën 16-vjeçare me Apoloninë në Kupë.”

SPANJISHTJA PERFEKTE – “E kam mësuar falë miqve të mi te akademia e Atletikos së Madridit. Ata më kanë ndihmuar shumë. Nuk ka shkuar asnjëherë ndonjë kurs ose diçka të tillë, vetëm kemi folur në seanca stërvitore dhe në ambientet e skuadrës”.

FTESA NGA KOMBËTARJA ? – “Po shpresoj që të marr një ftesë. Gjithsesi këtë e vendos Misteri (Panuçi). Mua më mbetet të tregoj veten në fushë.  Të gjithë kemi dëshirë që të luajmë për kombëtaren. Është një diçka shumë e bukur. Përjetoj një ndjenjë shumë veçantë kur vesh fanellën e kombëtares”.

PASAPORTA GREKE – “Po kam një pasaportë greke. Pa të nuk do të mund të luaja te Atletiko për të paktën dy vite. Familja ime ka jetuar në Greqi dhe vendosa të merrja shtetësinë, pasi është shumë e lehtë për të luajtur në Europë me atë pasaportë”.

VAR – “Mendoj se futbolli është më mirë pa VAR-in që harxhon shumë kohë gjatë ndeshjes. Nuk më pëlqen.”

ECURIA NË KAMPIONAT – “Nuk humbim prej 7 ndeshjesh dhe kjo është shumë e vështirë në një kampionat kaq të komplikuar si Segunda Divizion. Kam shumë besim te ky grup. Po punojmë mirë në çdo seancë stërvitore, ndërsa në marrim dhe pikët e nevojshme në ndeshje. Me punë mund të arrish gjithçka. Kemi një skuadër të mbushur gjithçka. Kemi një skuadër të mbushur me djem të mirë dhe kjo është më e rëndësishmja”.

REGJIMI I STËRVITJES – “Nuk kënaqem me pak. Një futbollist nuk i mjafton të punojë një orë në stërvitje. Për të bërë progres duhet të punosh shumë. Pa punë nuk mund të arrish asgjë. Babai ka qenë vetë futbollist dhe më ka thënë përherë këtë. Të rrish kot në shtëpi nuk të ndihmon. Mund të bëhesh një lojtar normal pa punë, por nëse sakrifikon mund të shkosh shumë larg. Githmonë në radhë të parë është puna, talenti nuk vlen hiçgjë nëse nuk punon.

JETA JASHTË FUTBOLLI – “Unë jam një futbollist gjatë 24 orëve të ditës. Ndonjëherë në shtëpi shikoj filma, por mbetem gjithmonë i fokusuar pas futbollit. Jam i varur nga ky sport, shikoj shumë ndeshje. Jetoj me familjen dhe kjo më ka ndihmuar shumë. Prania e tyre afër meje është shumë e rëndësishme për mua, pasi e kam lënë familjen time kur isha 11 vjeç dhe ishte një situatë shumë e vështirë për të gjithë ne. Para një viti ata erdhën të jetojnë me mua në Spanjë dhe të pasurit ata në shtëpi më ka lehtësuar shumë”, përfundoi bare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *