“Pistoleta” funksionon vetëm nga penalltia, Milani mund Torinon në pjesën e parë

Milani është duke fituar ndaj Torinos në transfertë me rezultatin 0-1. Një transfertë që gjithmonë ka qenë e vështirë për kuqezinjtë, madje në sezonin e shkuar do të humbisnin në një ndeshje tërësisht për t’u harruar.

Në pjesën e parë që sapo është mbyllur, historia duket ndryshe, megjithëse jemi vetëm në 45 minutat e para dhe këtë duhet ta theksojmë. Goli i vetëm i ndeshjes erdhi nga Piatek, pas penalltisë që u fitua nga Leao.

Pistoleta funksionoi sërish dhe u shfaq në festim, por shqetësuese është fakti se në të njëjtën mënyrë si ndaj Veronës, ka ardhur  vetëm nga pika e bardhë e penalltisë. /Sport Ekspres/