“Pistoleta” e vjetër dhe që nuk ka krisma, Piatek vërshëllehet nga tifozët e Milanit pas humbjes

Milani vazhdon të jetë në një formë shumë të keqe dhe nuk ka shenja “zgjimi”. Futbollistët e drejtuar nga ana e Piolit kanë barazuar me rezultatin 1-1 ndaj Napolit, por shijon si një humbje. Kjo pasi ndodhen në mesin e tabelës dhe dukeshin shumë larg objektivave të tyre. Goli i barazimit që erdhi nga Bonaventura do të ngrohte disi tifozët për atë ekuilibër të takimit, por vetëm kaq.

Goli i dytë nuk u gjend nga kuqezinjtë, ndërsa shumë kritika ka edhe për lojën e Piatek. Polaku vinte pas golit me Poloninë dhe u vërshëllye kur doli në minutën e 80 të takimit nga të gjithë tifozët e Milanit. Tashmë “pistoleta” duket e vjetëruar dhe pa krisma, ndërsa këtë sezon është dëgjuar vetëm tre herë. /Sport Ekspres/