Pistë e re spanjolle për Manajn, Breshia tenton Vajushin

Ndërkohë që Rei Manaj po shijon pushimet, menaxheri i tij do të ketë goxha punë, pasi lista e klubeve që e duan sa vjen e shtohet. Pavarësisht se te Granada gjërat nuk shkuan mirë, sulmuesi do të donte të vijonte të luante në Spanjë. Dy ditët e fundit janë përmendur disa klube që e duan.

Selta Vigo dhe Leganes interesohen për shërbimet e Manajt. Të dy klubet e La Liga do ishin një destiancion i mirë për të, por problemi kryesor mund të jenë hapësirat dhe për lojtarin e Interit është me rëndësi të luajë. Këtë mundësi mund t’ia ofrojë Albasete, klub që garon në Segunda Divizion. Këtë kampionat ai e njeh mirë tanimë dhe mund të ishte një opsion i mirë për të qenë një lider.

VAJUSHI – Veç Manajt, një tjetër lojtar që ka veshur fanellën kuqezi, mund të ndryshojë ekip. Armando Vajushi, i cili ka kontratë me skuadrën e Pro Verçelit, ka pasur disa oferta. Aktualisht menaxheri i tij, Sokol Haxhia, po bisedon me drejtuesit e Breshias. Kështu raportohet në mediat italiane dhe priten të reja. Pak ditë më parë, i njëjti menaxher mbylli marrëveshjen e mesfushorit Emanuele Ndoj, i cili rinovoi për katër vite.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *