Pirlo në krah të Gatuzos: Nuk kam asnjë dyshim, Rino meriton të qëndrojë

Periudha që po kalon Milani është një ndër më të këqijat që kur ka nisur sezoni i ri. Fajtor kryesor për këtë ecuri shihet trajneri Gatuzo, teksa kuqezinjtë nuk shënojnë prej katër ndeshjesh në Serinë A, rekordi më i keq ky, që nga viti i largët 1984. Gjithsesi, shumica e opinionit, mundohet ta justifikojnë formën që po kalon ekipi, me mungesat e shumta, sidomos në mesin e fushës.

Për këtë arsye dhe ish-shoku i skuadrës te Milani, Andrea Pirlo, i ka dalë në krah Xhenaro Gatuzos. Ish-mesfushori ka folur për formën që po kalon ekipi kuqezi dhe italiani ka thënë se trajneri i Milanit e meriton të jetë në krye të stolit, sepse po bën gjithçka që “djalli” të paraqitet sa më mirë.

“Nuk kam dyshime, Rino meriton të qëndroje te Milani. Ai po bën çdo gjë që është e mundur, por për momentin është një situatë e komplikuar, kështu që për mua Gatuzo duhet të vazhdojë të jetë në krye të kuqezinjve”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *