Pirlo ka “recetën” për Dibala, “Ronaldo? Ju tregoj partnerin ideal”

Andrea Pirlo është rikthyer pas një pauze të flasë pikërisht për klubin ku ai e mbylli me futbollin e luajtur në Evropë. Ai është pyetur për transferimin e bujshëm të Kristiano Ronaldos në Torino, si dhe për çështjen Dibala. Argjentinasi nuk po arrin të gjejë hapësira në këtë fillim sezoni me bardhezinjtë dhe ish- mesfushori jep “recetën”.

TRANSFERIMI I RONALDOS – “Në fillim mendova se ishte një nga shumë thashethemet e verës. Më pas telefonova Paratiçin dhe ai më tha:”Është e gjithë e vërtetë, jemi në tratativa”. E përgëzova atë, Marotën dhe presidentin Anjeli. Por asnjë nostalgji, në karrierën time kam pasur fatin të ndaj dhomat e zhveshjes me shumë lojtarë që kanë fituar Topin e Artë. Ronaldo nuk ka arritur të shënojë në tre javët e para, por mund të shënojë 10 në pesë javët e ardhshme”.

“Manxhukiç-Dibala , partneri më i mirë për Ronaldon? Kristianos nuk e di nëse do t’i pëlqente të ishte sulmues i vetëm,ai ka nevojë për një lojtar të jetë pranë tij dhe mendoj që Manxhukiç është ideal për të”.

DIBALA – Duhet që Dibala të pranojë faktin që është bërë zgjedhje e dytë deri tani? Jo, para së gjithash sepse jemi ne fillim të sezonit dhe duhet të pranojmë që shpesh fillimi i sezonit është i vështirë për të gjithë. Paolo do të bëjë gjithçka për të luajtur sa më shumë të jetë e mundur. Kur një lojtar nuk luan do të thotë që duhet të bëjë diçka më shumë. Cilësitë e Dibalës nuk vihen në dyshim, por për t’u bërë një lojtar themelor tek Juventus dhe një lider ai duhet të gjejë diçka brenda tij, mbi të gjitha duhet ta bëjë për vete”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *