Pirlo i pamëshirshëm: Totenhem pa personalitet, dy lojtarë “fshiheshin”

0

Finalja e Championsit një natë më parë, u zgjidh pa u mbushur ende dy minuta lojë, me Liverpulin që kaloi në avantazh pas 11-metërshit të kthyer në gol nga Salah. Totenhemi u tregua i pafuqishëm përballë “The Reds” dhe kritika për lojën e “Gjelave” ka pasur edhe nga Andrea Pirlo.

Legjenda e mesfushës foli për “Sky Sport”, duke kritikuar ashpër lojën e Totenhemit. “Një ekip pa personalitet në momentet deçizive”, tha fillimisht Pirlo. Më pas, italiani nuk u ndal me kaq, pasi nën akuzë vuri dy lojtarë të londinezëve. “Eriksen dhe Dele Ali nuk duan të marrin topin. Nuk e kërkojnë fare. Shumë pak kualitet në mesfushën e Totenhemit.”

Përveç kritikave për ekipin e Poçetinos, Pirlo i habiti të gjithë, pasi nisi të kritikonte edhe performancën e Divok Origit, i cili ishte hero në gjysmëfinale dhe shënoi përsëri në finale, ku erdhi nga stoli. “Edhe Origi nuk më pëlqeu. Nuk kishte sjelljen e duhur për një finale Championsi”, përfundoi Pirlo.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.