Pirlo elozhe për kuqezinjtë: Milani luan futbollin më të bukur, Gatuzo ka merita!

Andrea Pirlo ishte një ndër lojtarët më të rëndësishëm të Milanit të famshëm të Ançelotit, që fitoi gjithçka në mesin e viteve 2000. Ish-mesfushori i artë italian ka folur për kuqezinjtë në një prononcim për “Sky Sport”, duke thurur elozhe për skuadrën dhe trajnerin Gatuzo.

“Milani është skuadra që më pëlqen më shumë. Kam parë ndeshjet dhe është skuadra që bën futbollin më të bukur. Gatuzo po i bën të luajnë mirë, janë një skuadër miks me lojtarë të rinj italianë dhe disa të huaj, kusht që në perspektivë është skuadra që më pëlqen më shumë.

Ardhja e Maldini dhe Leonardos ka sistemuar skuadrën dhe në nivelin drejtues. E ardhmja është e mirë dhe ekipi mund të arrijë rezultate të mëdha në të ardhmen”, përfundon Andrea Pirlo, i cili ka zhvilluar 284 ndeshje me Milanin gjatë dhjetë sezoneve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *