Pirlo: E ndiqja prej kohësh De Jong, ia sugjerova Juves disa herë

Frenki De Jong ishte në dyshim për të luajtur në takimin e djeshëm midis Juventusit dhe Ajaksit. Megjithatë, fati u buzëqeshi holandezëve. Mesfushori i talentuar shtrëngoi dhëmbët dhe kreu një paraqitje fantastike.

Lavdërimet për De Jong nuk munguan as nga kampi i Juventusit. Ish-lojtari i njohur Andrea Pirlo zbuloi për “Sky Sports” se e kishte pikasur prej disa kohësh talentin e 21-vjeçarit dhe ia kishte sugjeruar drejtuesve të kampionëve të Italisë.

“De Jong është një lojtar shumë i mirë. E ndjek prej kohësh atë dhe ia kam rekomanduar Juventusit disa herë, por në skenë u shfaq Barcelona që veproi më mirë e më shpejtë duke e blerë atë”, tha Pirlo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *