Pirlo: Do të bëhem trajner, Juventusi dy hapa para të tjerëve

Andrea Prilo është një prej futbollistëve që gëzon respekt të jashtëzakonshëm nga të gjithë tifozët italian. Në një intervistë për “Sky”, ish-mesfushori ka treguar planet për të ardhmen, por njëkohësisht ka folur edhe për Juventusin, Championsin, por dhe Milanin.

Pirlo beson se në të ardhmen mund të nisë karrierën si trajner, edhe pse ende nuk është i sigurt. Sa i përket favoritëve në Ligën e Kampionëve, 39-vjeçari rreshton disa skuadra që sipas tij janë favoritë, ndërsa për Juevntusin thekson se është një hap para skuadrave të tjera në Itali.

JUVENTUSI – “Në skuadër ata kanë shumë lojtarë me cilësi dhe trajneri ka shumë alternativa në dispozicion, si Pjaniç, Dibala, Ronaldo. Të tre janë lojtarë të mëdhenj. CR7 merr përparësi dhe me të në fushë është e lehtë dhe për lojtarët e tjerë që të vendosen në fushë. Ata nuk kanë shumë nevojë për këshilla”.

E ARDHMJA – “Kam përfunduar kursin e parë për trajner në verë dhe tani pres që të marr dhe licencën. Është diçka që më intrigon, por nuk e di në do të jem i suksesshëm. Në të ardhmen them se do ta ushtroj këtë profesion”.

CHAMPIONS LEAGUE – “Në Champions League shoh Liverpulin, Barcelonën, Sitin, Bajernin dhe Juventusin si favorit. Seria A është diçka tjetër, pasi Juventusi është dy hapa para të tjerëve”.

MILANI – “Gatuzo po bën një punë të mirë dhe do e shihni në fushë shumë shpejt. E gjithë skuadra e ndjek dhe kjo është diçka pozitive. I takon atij që të vendosë nëse do të luajë me një apo dy sulmues të deklaruar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *