Pirlo akuzon: Të rinjtë nuk luajnë, sepse nuk kemi trajnerë guximtarë

Trajneri i Italisë, Roberto Mançini, lëshoi kushtrimin duke kërkuar që t’u jepet një dorë lojtarëve të rinj dhe të aktivizohen më shumë me ekipet e tyre. Në krah të Mançinit ka dalë dhe Andrea Pirlo, i cili akuzon trajnerët, për faktin që nuk guxojnë për t’iu besuar lojtarëve të rinj në moshë.

“Trajnerëve italianë iu mungon guximi. Ndodh pak nga gjithçka: shumë të huaj janë më pak të aftë se lojtarët tanë dhe kjo ndodh dhe në Serinë B dhe kategoritë më të ulta. Ndoshta, kjo ndodh, sepse ata janë të lirë dhe klubet nuk shpenzojnë shumë. Mendoj që Mançini i është referuar më shumë klubeve të mëdha si: Inter, Juventus, Napoli dhe Roma, të cilët kanë pak italianë, ndërsa Fiorentina dhe Milan janë përjashtimet.

Për një lojtar 18-vjeçar është shumë e vështirë t’i zërë vendin një 28-30 vjeçari, por U21 është pasqyra e një brezi dhe ekipi ynë i U21 nuk fiton që nga viti 2004. Megjithatë, nuk duhet të merren me alibi, sepse nëse je lojtar i aftë mund të luash dhe diçka të tillë e demonstron Verrati me PSG”, përfundon ish-mesfushori i famshëm italian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *