Pique si mercenar dhe ironi tallëse me Tiranën, legjenda italiane: Po fyeni inteligjencën me “Davis Cup”

“Davis Cup” është Kupa e Botës sa i përket tenisit dhe luhet në nivelet më të larta, ndërsa aktualisht po vazhdon ky kompeticion në Madrid. Shumë kritika ka marrë për organizimin në pikëpamjen organizative ky turne, duke treguar të meta të dukshme dhe duke u quajtur si një nga më të dobëtit ndër vite.

Pikërisht për këtë arsye ka reaguar ish-tenisti dhe njëkohësisht legjenda italiane në këtë sport, Adriano Panatta. Në intervistën e dhënë ka bërë edhe një ironi therëse, duke marrë për bazë Tiranën. “Unë mundohem të mos jem vulgar, por kjo është një turp. A jemi të sinqertë në kamera? Këto ndeshje duket sikur po luhet në errësirë. Kam ndezur TV dhe po më dukej se ishte “Gara në Tiranë”.

Gerard Pique do t’i mbronte këto ndryshime, duke u shprehur se ndonjëherë gjërat duhet të ndryshojnë, pasi në të kundërt rrezikojnë që të vdesin: “Çfarë është kjo? Çfarë do të thotë? Pse nuk mendon për futbollin? “Davis Cup” është një fyerje për kampionët e vjetër dhe inteligjencën. Por lojtarët e sotëm janë mercenarë që i shërbejnë biznesit”, ka thënë Panatta. /Sport Ekspres/