Pique ndihmon gruan e aksidentuar, por … thirret në Polici

0

Nga “djall”, në “engjëll”. Gerard Pique ka kaluar një metamorfozë të çuditshme në ditët e fundit, duke vuajtur shndërrimin e tij të fundit me një orvatje drejt Policisë.  Mbrojtësi i Barcelonës këtë të mërkurë bëri qytetarin e mirë duke ndihmuar një grua, e cila kishte vuajtur një aksident të rëndë automobilistik. Katalanasi ndali makinën e tij dhe ndihmoi viktimën pas përplasjes së një motoçiklete me një kamion. Këtu Pique u tregua “engjëll”, por të hënën ai duhet të paraqitet në Komisariatin e Policisë, ku do të merret në pyetje për akuzën e “shfaqjes së mungesës së respektit dhe konsideratës për autoritetet” (rast tjetër në rrugë). Maksimumi i dënimit që ai mund të marrë (nëse përfundon në gjyq të mirëfilltë) është një gjobë prej 18 mijë eurosh.

 

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

http://sportekspres.com/wp-content/uploads/2019/02/fotoblinibilta.jpeg