Pioli: Pa atë këndore, do flisnim ndryshe

0

Një barazim që ngjan si humbje për Interin, që kryesonte deri afër fundit të ndeshjes dhe në shtesë pa t’i ikte fitorja nga duart.

Trajneri zikaltër Stefano Pioli nuk e fsheh dëshpërimin, duke folur për Sky Sport: “Kur Milani shkurtoi rezultatin, askush nuk mendonte se e kishim fituar ndeshjen, patëm edhe një mundësi me Biabianinë për ta mbyllur, ndërsa më pas erdhi barazimi. Ata patën fat tek ajo goditje nga këndi dhe është një rezultat që peshon shumë në renditjen tonë. Kemi shpenzuar shumë, mund ta kalonim zhgënjimin e Krotones me një fitore sot. Nuk ishte rezultati që dëshironim dhe e kishim fitoren në dorë, por gara vazhdon dhe ka ende 6 ndeshje, kemi detyrimin të japim gjithçka deri në fund”.

Dy golat u pësuan nga dy topa inaktivë, por për Piolin nuk ishte mungesë përqendrimi: “Nuk është se e kishim fjetur mendjen, ata thjesht po luanin me 4 sulmues dhe problemi nuk është taktik, goli i dytë ishte i pafat. Po të ishte problem taktik, do ta pranoja pa problem, por thjesht duhej pak shkathtësi për të pastruar zonën. E di mirë që çdo gjykim do të ishte krejt ndryshe pa atë goditje nga këndi, ndaj tani pranoj gjithçka”.

Faj Interi ka pasur në aspektin e mungesës së konkretizimit: “Kur kishim ekuilibër dhe energji, duhej të ishim më efikasë në kundërzbritjet tona. U mbrojtëm mirë, Handanoviç bëri disa dalje të mira, ishim të vendosur mirë në fushë, pranohej një tërheqje e lehtë pas avantazhit të dy golave, sepse Milani i kishte anësorët më të shpejtë se tanët. Përgjegjësi kemi, natyrisht, sepse në futboll ekzistojnë edhe topat inaktivë”.

Pikëpyetja e vërtetë është e ardhmja e Piolit, pasi ky barazim mund të ndryshojë shumë gjëra: “E ardhmja ime lidhet me zgjedhjet e pronarëve, që do të gjykojnë çfarë është bërë në tërësi, jo për një ndeshje. Detyrimi ynë është të vazhdojmë deri në fund të përmirësohemi dhe të rritemi. Gara nuk ka mbaruar ende, kemi ende ndonjë kartë për të luajtur”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image