Pikiata e Xhefren, nga goli në “El Clasico” te ecejaket nëpër Europë

0

Në 29 nëntor të 2011-ës në “Camp Nou” u shkrua historia. Barcelona e Pep Guardiolës e Mesit mundi 5-0 Realin e Zhoze Murinjos e Kristiano Ronaldos. Sot e kësaj dite ajo ndeshje mbahet mend mirë si të kishte ndodhur vitin e kaluar e jo shtatë vite e dy muaj më parë.

Në vendet spanjisht folëse një fitore me 5 – 0 njihet si “Manita”. Një fjalë kjo që fitoi popullaritet në mbarë botën për shkak të fitores historike të katalanasve.  Ai që e kaloi këtë fitore nga nja “poker” në një “manita” ishte një 22-vjeçar i quajtur Xhefren Suarez, i cili tundi rrjetën në minutën e parë të kohës shtesë. Atëherë askush se njihte, ndoshta do të ishte hapi i parë drejt famës. Por, nuk rezultoi kështu.

Xhefren luajti vetëm gjashtë herë të tjera me fanellën e Barcelonës në La Liga. Në verë iu ofrua një kontratë e mirë nga Sportingu i Lisbonës, që shpenzoi 4 milionë Euro për të. Aventura e tij në Portugali shkoi si mos më keq. Dy sezone, ku aktivizua vetëm pesë herë si titullar, një goditje kjo shumë e fortë për karrierën e tij.

Xhefren duke luajtur për Grasshopers

Kthimi në La Liga te Vajadojid nuk arriti ta “ringjallte” , ndërsa më pas zgjodhi të shtegtonte në Belgjikë tek një ekip modest si Eupen, më pas te Grasshopers në Zvicër, ndërsa ditën e djeshme zbarkoi në Qipro, ku ka firmosur për AEK Lakarnën. Mund të thuhet me plotë gojën se ndër të gjithë lojtarët që morën pjesë në atë ndeshje historike, Xhefren e pësoi më keq nga të gjithë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

http://sportekspres.com/wp-content/uploads/2019/02/fotoblinibilta.jpeg