Pikford: Nuk e mendova në asnjë moment interesimin e Çelsit

Kur panë që në portën e Anglisë ishte një djalë me emrin Xhordan Pikford një p[jesh e madhe e njerëzve e vunë në pikëpyetje këtë zgjedhje të trajnerit Sourthgejt, por 24-vjeçari me aftësitë e tij i bindi të gjithë që jo më kot i ishte besuar katërkëndëshi i “Tre Luanëve”. Paraqitjet në Kupën e Botës nuk kishin si të kalon pa u vënë re dhe nga skuadrat më me zë, pasi falë pritjeve të Pikford anglezët ëndërruan dhe trofeun.

Çelsi ishte një nga skuadrat që shfaqi interes për lojtarin “gardianin”, por më pas vendosi që të “peshkonte” në Spanjë. Vetë lojtari në fjalë tregon se nuk i kishte menduar asnjëherë zërat që  e lidhnin me skuadrën nga Londra, pasi beson se ky ishte çelësi i suksesit që e çoi deri aty sa të mbronte dhe portën e Kombëtares.

“Unë nuk mund të merrem me çfarë thuhet. Detyra me është që të grushtoj topat që vijnë në zonën time dhe të përqendrohem në lojës, edhe kur ka spekulime. Unë kështu bëj gjithnjë. Unë kisha kontratë me Evertonin dhe e dija diçka të tillë, ndaj nuk kam menduar asgjë tjetër. Pas ardhjes këtu, me punë dhe shumë përkushtim arrita deri aty sa të isha numri 1 i Kombëtares së Anglisë dhe ishte diçka shumë e mrekullueshme”.

“Tani duhet të bëjë sërish para, pasi do të jetë mirë për mua, për skuadrën dhe për Anglinë. Konkurrenca është e fortë në Kombëtare dhe të bën mirë. Kemi shumë lojtarë në çdo pozicion, dhe ka shanse që një lojtar që është në këtë grumbullim mos të jetë në grumbullimin e ardhshëm. Duke u përmirësuar grupi, do të përmirësohem dhe unë si individ”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *