Pikford, djaloshi i rritur në provinca që u bë… i madh!

Si është të luash gjithmonë në provinca, i huazuar, dhe të pretendosh më pas një ekip të madh? Shumë e vështirë, të paktën kështu do të jetë shprehur edhe heroi i mbrëmjes, portieri i Anglisë, Xhordan Pikford, i lindur në Uashington, një qytezë pranë Sandërlendit, aty ku nisi edhe hapat e parë të karrierës, në Akademinë e “Black Cat”.

“Nuk e mendoja kurrë se pasi të luaja për shumë vite me Sandërlend, do të niste një periudhë e gjatë huazimesh, duke provuar nga liga e parë te liga e katërt angleze, por ato eksperienca më forcuan edhe më shumë”, shprehet gardiani i “Tre Luanëve”.

E kështu, pasi u rrit në provinca, mes baltës dhe shiut, pasi u kritikua pafund, Evertoni vendosi të paguante plot 35 mln stërlina për ta siguruar. Një bast i çmendur? Jo edhe aq, sepse në Angli emri i tij u përfol si talent dhe mosha është në favor.

Por, kryevepra erdhi sonte, pasi trajneri Sauthgejt, duke parë brezin e ri dhe sidomos mungesën e një portieri të besuar, i dha portën djaloshit.

Një penallti e pritur, që vjen pas asaj të Simanit, shumë vite më parë. Pikford, djaloshi i rritur në provinca, që tani gëzon momentin…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *