Pike vonohej i shtrirë në fushë, ironia e Kontes: Ka vdekur, ka vdekur!

Antonio Conte e ka humbur ndeshjen e dytë në “Champions League” me Interin e tij, teksa u përmbys nga Barcelona me rezultatin 2-1. Shumë polemika dhe diskutime të hapura nga trajneri i zikaltërve kundrejt arbitrit.

Një moment tjetër i veçantë ishte kur Conte ironizonte Piken. Ky i fundit ishte shtrirë në fushë dhe po fitonte pak më tepër në kohë. “Ka vdekur, ka vdekur”, ishin fjalët që drejtoheshin nga tekniku Italian kundrejt gjyqtarit të katërt. Pavarësisht se ekipi Italian zhvilloi një ndeshje të mirë nuk arriti të dilte me pikë në “Camp Nou”. /Sport Ekspres/

https://twitter.com/paonepie/status/1179503121850159112