Pikë të barabarta, Munishi zemërgjerë: E kam mik trajnerin e tyre, po ia lë vendin e parë

Ballkani i Ismet Munishit dhe Llapi i Tahir Batatinas janë dy ekipet që po kryesojnë në Kosovë, me pikë të barabarta. Në rastin e Munishit, kemi të bëjmë me një trajner shumë të veçantë në trojet shqiptare, pasi nuk ka asnjëherë komplekse për të dhënë mendimin e tij.

Pas përfundimit të ndeshjeve të sotme, ku të dyja këto skuadra fituan, Munishi do të shprehej: “Meqë e kam mik trajnerin Batatina, atëherë poi a lë vendin e parë edhe këtë javë, pastaj do të shohim. Nuk është skuadra ime kjo, po e Suharkës dhe kemi përkrahje të madhe”, ka thënë Munishi. /Sport Ekspres/