Pike: La Liga si një termometër. Pogba? Do gëzoheshim nëse vjen…

0

Mbasi kritikoi fushën e Vajadolidit, që ishte në një gjendje të mjerueshme dhe rrezikoi dëmtimin e lojtarëve, Pike rikthehet të flasë për objektivat e klubit në fushë dhe merkato.

“Champions është kompeticioni më i rëndësishëm, sepse aty luajnë më të fortët, megjithatë do të jetë vetëvrasje dhe e rrezikshme të përqendrohemi vetëm aty. Kampionati do të na tregojë nëse jemi mirë, ose jo dhe është pak a shumë si një termometër. Mos të harrojmë se sa herë kemi fituar Championsin, kemi fituar dhe titullin në Spanjë.

Pogba? Ai është një lojtar i madh, por luan me Mançester Junajtid. Të shohim nëse do të ndryshojë klub. Do të ishte diçka e bukur të vinte këtu, do gëzoheshim të gjithë, por duhet të respektojmë faktin që ai është një futbollist i një tjetër skuadre”, përfundon mbrojtësi i Barcelonës në prononcimin e dhënë për “Marca”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.