Pike dhe Kutinjo, ja shifra që turpëron brazilianin

Barcelona po bën një sezon gati perfekt dhe është në rrugën e duhur për të bërë të sajën tripletën e tretë në historinë e klubit. Katalanasit këtë vit janë udhëhequr nga një Mesi në formëte jashtëzakonshme, të cilit i është dashur ta marrë ekipin mbi shpinë e ta shpjerë drejt trofeve.

I vetmi që ka kapur shifrën e 20 golave në “Camp Nou” është Luiz Suarez. Megjithatë uruguajani ndaj Liverpulit shënoi golin e parë në Champions për këtë sezon pas plot një viti, kundër të njëjtit portier, Alison.

Problemi më i madh te Barcelona është Filipe Kutinjo. Braziliani regjistron performanca nën mesatare ndeshje pas ndeshje. Nuk e gjen veteveten, madje as nuk i afrohet asaj që ka bërë në Liverpul.

Kutinjo gjatë këtij sezoni ka shënuar pesë  gola dhe ka asistuar vetëm dy herë. Shifra gati të njëjta me të ka një mbrojtës, pikërisht Zherard Pike. Spanjolli ka vetëm një gol më pak se braziliani dhe numër të njëjtë asistimesh me të.

26-vjeçari i Seleçaos, që konsiderohet një nga mesfushorët ofensiv më të mirë të globit shënon sa mbrojtësi i qendrës. 142 milionë euro ka shpenzuar Barcelona për ta sjellë në “Camp Nou”. A ja vlejnë paratë e derdhura? Me këto shifra sigurisht që jo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *