“Pika më e fortë e Lacios? Igli Tare”, elozhe të mëdha vijnë nga Fabio Kapelo: Është edhe Inzagi më pak filozof

Nga Klaudio Ndreca

Fabio Kapelo ka bërë një analizë të shkurtër sa i përket Serisë A. Trajneri i njohur është ndalur dhe te ekipi i Lacios, atje ku ka folur për pikat më të forta të skuadrës. Sigurisht që menjëherë përmendet Igli Tare, drejtuesi më i vlerësuar në Itali përgjatë gjithë kësaj kohe.

Edhe për Kapelon është drejtori sportiv më i mirë në qarkullim, që gjithmonë di të zgjedhë lojtarët më të mirë. Në intervistën e dhënë për “Corriere dello Sport”, është folur edhe për trajnerin e Lacios, Inzaghin, që sipas Kapelos e bën të mirë fakti se është më pak “filozof” sesa kolegët e tij, duke mos bërë shumë eksperimente.

“Unë nuk mendoj se është koha më e mirë për të planifikuar të ardhmen për klubet. Duhet të rikthehemi në rrugën e duhur, na pret një ndryshim i çmimeve dhe punësimeve të lojtarëve. Do të jetë një treg i ndryshëm, jo vetëm për vlerësimin e futbollistëve.

A mundet që pronësia e klubeve italiane të ndryshojë në këtë fazë? Menaxhimi i mirë bën ndryshimin. Suning është një grup shumë serioz dhe do të forcojë Interin, konfirmohen ambiciet e Juve. Por aftësia e presidentëve si De Laurentiis gjithashtu duhet llogaritur, i cili ka arritur të bëjë ekipe të shkëlqyera për vite me rradhë duke i mbajtur llogaritë në rregull. Sa për Lazion, duhet të pranohet se Tare di të zgjedh lojtarët më mirë se të tjerët. Është pika më e fortë e kësaj skuadre, pastaj edhe Inzagi që është më pak filozof se të tjerët”, tha Inzagi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *