Pijet shumëngjyrëshe dhe me emra, lojtarët e Barcelonës e bëjnë rrëmujë “shtëpinë” e Olainkës

Barcelona ka arritur të fitojë me rezultatin 1-2 në “Champions League” në  transfertën ndaj Slavias së Pragës, atje ku luajti nga minuta e parë edhe Peter Olainka. Ajo që ka marrë jehonë në mediat angleze pas përfundimit të ndeshjes është dhoma e zhveshjeve të katalanasve.

Atje është parë një rrëmujë totale e ushqimeve dhe letrave taktike të hedhura në tokë dhe e dusheve jo shumë të lëna në mënyrën e duhur, por me mbeturina. Gjithashtu ajo që bënte përshtypje ishin pijet me ngjyrat e shumëllojshme dhe me emra të dedikuar. Nga të gjithë ishte Griezmani që mesa duket nuk i kishte pëlqyer aspak pija.

Ato janë lënë të gjitha në vend dhe nuk janë marrë me vete nga lojtarët e Barcelonës, së bashku edhe me bananet, që nuk janë preferuar shumë të konsumohen. Stafi i Slavias së Pragës ka kaluar orë të tëra për të sjellë në vete gjithë katrahurën. /Sport Ekspres/