Piatek: Robokopi? Preferoj pistoleron! Çelsi ka një kërkesë për Bakajokon

Milani nuk hasi probleme për të siguruar tre pikët përballë Kaljarit. Djemtë e Gatuzos fituan pastër 3-0 duke u rikthyer përsëri në vendin e katërt. Kristof Piatek nuk u ndal as kundër ekipit sard, duke shënuar golin e katërt me kuqezinjtë në tre ndeshje.

Polaku foli pas fitores, duke shprehur lumturinë e tij për fitoren dhe formën fantastike që po kalon. Trajneri Gatuzo i vuri krahasimin Robokopi, por sulmuesi preferon atë të “pistoleros”.

Unë jam Piatek, një pistolero. Në Poloni është më e thjeshtë të shënosh, por jam shumë i kënaqur që kam shënuar shumë me Xhenoan dhe Milanin. Tifozët e Milanit më duan shumë, jam i lumtur dhe dua të vazhdoj të shënoj“, është shprehur 23-vjeçari pas fitores kundër Kaljarit.

Bakajoko vazhdon të dhurojë paraqitje pozitive dhe drejtuesit e Milanit kanë vendosur të blejnë kartonin e mesfushorit në fund të sezonit. Çdo gjë është e përcaktuar në formulën e huazimit dhe kuqezinjtë duhet të paguajnë 35 milionë euro, nëse duan të sigurojnë shërbimet e Bakajokos.

Frenk Kesi mund të jetë zgjidhja dhe sipas mediave angleze Çelsi po mendon një skenar që mund t’i kënaqë të gjithë. Bakajoko në Milanelo dhe për shumë vite dhe mesfushori nga Bregu i Fildishtë në ekipin e Sarrit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *