Piatek magjik, tashmë kap Oliver Bierhoff

Krzysztof Piatek, është ky idhulli i ri në San Siro, me Milanin që ka fshirë me shpejtësi kujtimin e hidhur të Gonzalo Higuainit dhe tashmë feston me supergolat e sulmuesit polak, vendimtar në çdo ndeshje.

Edhe sot ndaj Empolit supertalenti i blerë në janar shënoi një gol me shumë rëndësi, duke zhbllokuar një ndeshje të ftohtë, ndërsa më pas gjithçka u bë e thjeshtë për kuqezinjtë, që shënuan edhe golin e dytë pas dy minutash dhe vijuan të zbaviteshin, duke shënuar më pas golin e tretë me Kastijeho.

Për Piatek është gol rekordi, sepse ka shënuar në të katërta ndeshjet e para që ka luajtur titullar në Serinë A me fanellën e Milanit, duke barazuar kështu një sulmues të madh si Oliver Bierhoff, i cili ia doli mes shtatorit dhe tetorit 1998.

Që prej transferimit te Milani, Piatek ka shënuar 7 gola në 6 ndeshje mes kampionatit e kupës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *