“Piatek do të arrijë majat”, në Poloni e kanë harruar Levandovskin

Presidenti i Federatës Polake të Futbollit, Zibi Boniek i ka thurur elozhe sulmuesit polak të Milanit, Kristof Piatek. Sipas presidentit, sulmuesi 23-vjeçar është i suksesshëm, pasi është një miks i shpejtësisë, forcës, përqendrimit dhe instinktit:

“Kristof i ka të gjitha cilësitë e duhura për të arritur majat. Shpejtësi, forcë, instinktin e duhur dhe përqendrim. I ka fituar të gjitha me punë të palodhur, por mendoj se është dhe gjenetike. Shpejtësia me të cilën ai merr topin dhe gjuan është e jashtëzakonshme.

E ka kuptuar ndeshje pas ndeshje se të jesh i suksesshëm duhet të jesh më i shpejtë se kundërshtari dhe kjo gjë i jep shumë avantazh. Eksperienca që ka e bën të marrë vendimet e duhura dhe të jetë shumë i rrezikshëm. Jam i lumtur me rritjen e tij si lojtar dhe të vazhdojë kështu”,- u shpreh Boniek për bashkëkombësin e tij.

Piatek ka shënuar 17 gola deri më tani këtë sezon dhe në merkaton e janarit, u transferua te Milani, me kuqezinjtë që paguan plot 35 milionë euro për kartonin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *