Pezullohet Ardian Mema, sa shumë humbje në tavolinë!

Komisioni i Disiplinës është mbledhur sot dhe ka vendosur mbi parregullsitë e paraqitura fundjavën e shkuar dhe këtë fundjavë. Dënime të shumta te moshat, ndërkohë që e ka pësuar edhe Ardian Mema, pas futjes në fushë në ndeshjen me Kastriotin.

VENDIMET E DISIPLINËS
-Zyrtari i KF “Tirana” , Ardian Mema, për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

-KF “Burreli”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende ne fushën e lojës, bazuar në Nenit 66/3/a të KDS, dënohet me zhvillimin e 1 (një) ndeshje pa spektatorë në stadiumin përkatës.

-.Lojtari i KF “ Iliria”, Skënder Lilaj, për provokim të publikut, në bazë të Nenit 53 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

-Lojtari i KF “Përmeti”, Ermal Rizvani, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

-Lojtari i FC “Termi”, Bledar Malaj, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

-Zyrtari i KF “Maliqi”, Devis Mema, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit të ekipi kundërshtar, në bazë të Nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

7.Lojtari i KF “Butrinti, Brunild Doka, për pështymje ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/f të KDS, dënohet me 8 (tetë) pezullim nga aktiviteti.

-Lojtari i KF “Delvina”, Dritan Mehmeti, për pështymje ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/f të KDS, dënohet me 8 (tetë) pezullim nga aktiviteti.

-KF “Termi”, për mos paraqitje në ndeshje me FC “Memaliaj”, ne bazë 55/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi.

-Lojtari i KF “Luftëtari” U-19, Enea Kacorri, për provokim të publikut, në bazë të Nenit 53 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

-Lojtari i KF “Shkëndija Dr” U-19, Eraldo Mardedaj, për goditje ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

12.KF “Vlora” U-19, për mos marrje masash organizative për zhvillimin e ndeshjes kundër KF “Lushnja” U-19, në bazë të Nenit 64/1/b dhe 65/4 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3 me 0.

-KF “Kastrioti” U-19, për mos paraqitje në ndeshje me KF “Kukësi” U-19, ne bazë 55/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi.

-Lojtari i KF “Besëlidhja” U-19, Xhekson Gjergji, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarët të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

-KS “Korabi” U-19, për mos paraqitje në ndeshje me KF “Kamza” U-19, në bazë 55/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavoline me rezultatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi.

-KF “Bylis” U-19, për mos paraqitje në ndeshje me KF “Durrësi 04” U-19, në bazë 55/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi.

-KF “Vlora” U-17, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive, në bazë të Nenit 65/3/a të KDS, dënohet me 1 (një) ndeshje pa spektator në stadiumin përkatës.

-Lojtari i KF “Lushnja” U-17, Fabian Sheme, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

-Lojtari i KF “Apollonia” U-17, Kristo Theodhori, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

20.Lojtari i KF “Osumi”, Julian Kërdhicka, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes,në bazë të Nenit 49/1/a të KDS,dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

-Pranimin e kërkesës së KF “Maliqi”. FC “Termi” për aktivizim të lojtarit që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen kundër FC “Termi”, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3 me 0 si dhe i zbriten 3 (tre) pikë nga klasifikimi.

-Pranimin e kërkesës së KF “Shkodra” U-19. KF “Besëlidhja” U-19, për aktivizim të lojtarit që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen kundër KF “Shkodra” U-19, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3 me 0 si dhe i zbriten 3 (tre) pikë nga klasifikimi.

-Pranimin e kërkesës së lojtarit të “Football Republic” U-17, Klaus Tenko dhe pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të Nenit 33/4 të KDS, lojtari Klaus Tenko vendoset në provë për një periudhë 6 mujore.

-Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF “Shkumbini” , Albano Isaj dhe pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të Nenit 33/4 të KDS, lojtari Albano Isaj vendoset në provë për një periudhë 6 mujore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *