Pezullimi i Strakoshës dhe tensioni në Fushë-Krujë, Duka i vë vulën

Armand Duka i është bashkuar kombëtares në Durrës sot, ndërkohë që nuk i është shmangur as mediave të pranishme dhe ka folur për dy çështje të rëndësishme të ditës së djeshme. E para ka të bëjë me Thomas Strakoshën, portierin e kombëtares që Panuçi e ka lënë jashtë dhe ka ftuar Gentian Selmanin e Laçin.

STRAKOSHA – “Është një nga lojtarët tanë më të rëndësishëm dhe një nga më kualitativët. Gjithsesi disiplina është lojtar akoma më i rëndësishëm për skuadrën. Nga ajo që kam folur me trajnerin, portieri nuk ka pasur arsye objektive që të mungonte. Humbim teknikisht, por fiton disiplina. Është një mësim për lojtarin, që kombëtarja është mbi gjithçka”, u shpreh Duka.

TENSIONI NË SUPERIORE – Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit komentoi edhe atë që ndodhi në ndeshjen e djeshme mes Kastriotit dhe Tiranës. Duka pranon se kushtet e sigurisë nuk plotësohen të gjitha në stadiumin “Redi Maloku”, por nga ana tjetër thekson se Policia bëri detyrën.

“Në Kamzë thamë pse policia private nuk ndërhyri të ndalonte zyrtarët apo tifozët që shkuan drejt arbitrit, tani themi pse policia ndaloi trajnerin e Tiranës. Me gjithë respektin për të, Mema gaboi që hyri në fushë. Jam i sigurt që nuk do ta godiste arbitrin, por rregullorja të ndalon kur je me karton të kuq. Nuk kishte dhunë në fushë, por thjesht ndërhyrje për ta eliminuar atë që quhet dhunë. Kam pasur një takim me drejtorin e policisë dhe është e rëndësishme që gjërat të ndahen mirë. Do bëhet edhe një marrëveshje për këtë”, tha mes të tjerash Duka.

One thought on “Pezullimi i Strakoshës dhe tensioni në Fushë-Krujë, Duka i vë vulën

  1. O president i F$HF. Po flitet per arbiter skandaloz, qe e ke nderru 1 dite para ndeshjes. Po flitet per penallti qe nuk ishte dhe kartone te verdhe kunder Tirones me llogari. Po flitet per kushte skandaloze ne ate terren. Po flitet per dhune te policise ndaj trajnerit dhe skuadres se Tiranes.
    Zoti ju ardhte hakut juve plera. Ti flet per policine qe ndali trajnerin. Ca jane ato polica barkderra qe bejne te fortin me lojtaret. Bojkotoje o Tirona kete farse kampionat!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *