Pezullimi i Mesit, Argjentina e Barcelona akuzojnë FIFA-n

0

Leo Mesi u dënua dje nga FIFA me 4 ndeshje pezullim, pas pamjeve filmike në ndeshjen kundër Kilit, ku ofendonte nga nëna arbitrin e takimit.

Gjest i dënueshëm, por në Argjentinë e Spanjë ka revoltë ndaj këtij vendimi.

Së pari, futbollistë që ofendojnë arbitrat shihen çdo javë, aq sa një “fuck off” në Premier Ligë, një”de puta madre” në Primera, apo një “vaffanculo” në Serinë A, nuk i bëjnë përshtypje askujt.

Së dyti, hapja e hetimit dhe dhënia e pezullimit në pak orë distancë, pikërisht pak orë para ndeshjes Bolivi-Argjentinë, është jashtë çdo logjike e precedenti, sepse në raste të tilla jepet kohë edhe për apelim, që dje nuk ishte i mundur.

Një veprim i tillë nga FIFA ka acaruar të gjithë në Argjentinë, ku janë të bindur se e gjitha vjen për shkak të dobësimit të pozitës së Argjentinës në FIFA pas vdekjes së presidentit historik Hulio Grondona.

Edhe Barcelona ka dalë me një qëndrim zyrtar, duke kritikuar ashpër FIFA-n për vendimin e ashpër në dëm të një lojtari që ka qenë gjithnjë shembullor, në fushë e jashtë saj.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image