Pezullimi i mbrojtësit, lëvizje e detyruar te Teuta

Teuta ka një ndeshje të vështirë kundër Kukësit të hënën dhe trajneri Bledi Shkëmbi për këtë takim nuk do të ketë të gatshëm një nga titullarët e mbrojtjes. Ditmar Bicaj, shtatlarti lezhjan, u ndëshkua me karton të verdhë kundër Kamzës dhe mungon këtë javë.

Gjithsesi alternativat te Teuta nuk mungojnë dhe pritet që të zhvendoset në prapavijë sërish kapiteni Tefik Osmani. Korçari në sfidat e fundit është parë të luajë në mesfushë, por është e domosdoshme që të bëhet një lëvizje e tillë.

Kukësi-Teuta është sfida përmbyllëse e javës së 13-të dhe do të luhet ditën e hënë. Mbetet për t’u përcaktuar se ku do të luhet kjo përballje dhe në çfarë ore. Me shumë mundësi do të luhet sërish në Kamzë, aty ku dje durrsakët morën tre pikët kundër skuadrës vendase.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *