Pezullime dhe ndeshje në tavolinë, Disiplina “bën kërdinë”

0

Komisioni i Disiplinës është mbledhur sot dhe ka vendosur mbi parregullsitë e shfaqura në Superiore, në të Dytën dhe te moshat. Janë disa vendimet e marra, teksa bien në sy pezullime lojtarësh dhe ndeshje të vendosura në tavolinë.

FSHF ndërkohë ka publikuar vendimet e marra nga Komisioni i Disiplinës, që janë si më poshtë:

– Zyrtari i KF “Kamza”, Bledar Vashaku, për ofendim të publikut në ndeshje me KF “Luftëtari”, në baze të nenit 53/1 të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

-KF “Sopoti”, në bazë të nenit 13 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje të sjellje të gabuar të spektatoreve, do të jetë subjekt i penaliteteve të Kodit të Disiplinës.

-Zyrtari i KF “Ada”, Ylvi Rroj, për sjellje të gabuar ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 49/2/a) të KDS dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktivitetet futbollistike. Në bazë të nenit 20 të KDS, zyrtarit i ndalohet qëndrimi në stolin e rezervave, dhomat e zhveshjes dhe territorit përreth fushës.

-Lojtari i KF “Këlcyra”, Aristidhi Coli, për dhunë ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 48/1/e) të KDS,dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

-Lojtari i SSH “Përmeti”, Stavro Bitika,për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 48/1/d) të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

-Lojtari i KF “Naftëtari”, Erlind Kallmi, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit, në bazë të pamjeve filmike dhe në bazë nenit 48/1/d) të KDS,dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

-KF “Korabi” U-19, për mos paraqitje në ndeshje kundër KF “Shkodra” U-19, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3 me 0, në bazë të nenit 55/1 të KDS.

-Lojtari i KF “Beslidhja”U-19, Armando Gjoka, për dhunë ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 48/1/e) të KDS,dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

-Lojtari i KF “Kastrioti”U-19, Idriz Picorri, për goditje me grusht ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 49/1/b) të KDS,dënohet me 12 (dymbëdhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti.

-Lojtari i KF “Shkëndija TR” U-17, Enri Sulollari, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 48/1/d) të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

-Lojtari KF “Porto” U-17, Franccesko Daija, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 48/1/d) të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

-Lojtari i KF “Brians” U-17, Arlind Martinaj, për goditje me shkelm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 48/1/e) të KDS,dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

-KF “Kamza” U-17, për mos paraqitje në ndeshje kundër KF “Akademia AAS” U-17, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3 me 0, në bazë të nenit 55/1 të KDS.

-KF “Korabi” U-17, për mos paraqitje në ndeshje kundër KF “Shkodra” U-17, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3 me 0, në bazë të nenit 55/1 të KDS.

-Pasi zhvilloi seancën dëgjimore me zyrtarin e KF “Këlcyra” Robert Spahiu, në lidhje me shkrimet në shtypin e shkruar dhe rrjetet sociale, ai deklaroi mos konfirmimin e tyre si thënie të tij dhe të klubit që përfaqëson, shkak për të cilin do të bëj edhe përgënjeshtrimin përkatës.

-Pasi zhvilloi seancën dëgjimore me zyrtarin e KF “Elbasani” Elvis Kotorri, në lidhje me shkrimet në shtypin e shkruar, ai deklaroi mos konfirmimin e tyre si thënie të tij dhe të klubit që përfaqëson, shkak për të cilin do të bëj edhe përgënjeshtrimin përkatës.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.