Petkoviç mban pranë Shaqirin dhe Xhakën!

Pas ndeshjes së fituar ndaj Serbisë, trajneri i Zvicrës, Petkoviç, nuk ka humbur kohë por ka nisur të përgatisë sfidën tjetër, atë ndaj Kosta Rikës, që mund të sjellë kualifikimin në grup. Sakaq, çështja e ditës është “Xhaka dhe Shaqiri” dhe festimi i tyre me shqiponjë, pas golave ndaj Serbisë. Në një moment kritik dhe të tensionuar, mes polemikave nga Beogradi dhe procedimit të FIFA-s, trajneri Petkoviç ka bërë një diskutim kokë më kokë me Granitin dhe Xherdanin, duke i mbështetur plotësisht dhe duke i siguruar, sipas “Blick”, se në kombëtare janë tepër të rëndësishëm dhe i gjithë grupi është përkrah tyre.

Madje, Petkoviç thjesht ka biseduar për aspektin taktik dhe teknik, apo formën e tyre, por kurrësesi për festimin…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *