Pësuan 5 gola, Tramexani i çon në fabrikë në 6 të mëngjesit

0

Nga leksioni i marrë në fushë, tek ai jashtë fushe. Lugano pësoi pesë gola në Thun, duke u kthyer në shtëpi me një humbje të turpshme, ku shënoi edhe Armando Sadiku.

Humbja e parë pas disa ndeshjesh mjaft të mira edhe pranohet, por mënyra si u luajt dhe si u pësuan golat, kjo nuk pranohet.

Trajneri Paolo Tramexani nuk e ka gëlltitur turpërimin në Tun dhe ka pasur një ide origjinale për të shkundur lojtarët.

Pikërisht për t’u treguar se sa me fat janë që luajnë futboll, ish-ndihmësi i De Biazit i ka zgjuar të tijtë që pa gdhirë dhe i ka çuar që në orën 6 të mëngjesit në dyert e një fabrike boje.

Të gjithë kanë takuar punëtorët e asaj fabrike, teksa mesazhi ishte i qartë: ‘shihni sakrificat që bëjnë njerëzit për të shkuar në punë dhe djersën që derdhin për të fituar bukën e gojës’.

Pas vizitës, të gjithë në fushë duke kryer stërvitje, edhe pse dita ishte planifikuar pushim.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image