Peskara “blindon” Memushajn, duhen 4 mln euro për kartonin

0

 

Duke parë Europianin fantastik që po zhvillon, Peskara blindon Ledian Memushajn. Drejtuesit e klubit abrucez  kanë vendosur të refuzojnë cdo ofertë që mund tu vijë gjatë merkatos së kësaj vere për kapitenin e tyre. “Delfinët”, sezonin tjetër do të luajnë në Serinë A. Bolonja ka shfaqur shumë interes për Memushajn por sipas asaj që raportojnë mediat italiane Pescara nuk do ta lejojë largimin e 29-vjecarit vlonjat pasi kërkon që sezonin e ardhshëm të udhëhiqet nga një lider si vlonjati. Sipas medieve italiane, vetëm një ofertë e parezistueshme që mund të variojë nga 4,5 deri në 5 milionë euro mund të bëjë që drejtuesit e Peskarës të heqin dorë nga mesfushori shqiptar. Deri tani, as 2 mln euro të ofruara nga Bolonja s’janë marrë parasysh.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image