“Peshon katër kilogramë më shumë”, në Spanjë tërbohen me mesfushorin

0

Barcelona duket se ka një shqetësim të madh aktualisht, që ka të bëjë me brazilianin Artur Melo. Pikërisht ky i fundit, siç thuhet edhe nga mediat pranë klubi, duket se ka shtuar plot 4 kilogramë që kur ka ardhur në “Camp Nou”.

Lajmi ka marrë dhenë dhe duket se kjo gjë është kthyer në çështje në dhomat e zhveshjes së skuadrës katalanase. Diçka e tillë duket e papranueshme nga stafi blaugrana, me këta të fundit që duket se janë shumë të shqetësuar.

Gjithsesi, lajmi i mirë për Barçën është përfundimi i sezonit, pasi ka mbetur për t’u luajtur vetëm finalja e “Copa del Rey” dhe Artur do të ketë kohë të rikthehet në formë. Sidoqoftë, për lojtarin është problem edhe kombëtarja, pasi është i grumbulluar me Brazilin për në Kupën e Amerikës.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.