Peshëngritje/ Calja më i miri, Brahja për rekord

0

Kampion Europe dhe peshëngritësi më i mirë shqiptar për momentin. Briken Calja vijon dominimin në vend, pas suksesit dhe vlerësimeve në kampionatin kombëtar të peshëngritjes.

Calja u shpall kampion i Shqipërisë, në peshën deri në 73 kg. 148 kg të ngritura në shkëputje dhe 177 kg në shtytje. Në total, ai e mbylli konkurimin në dygarësh me 325 kg, ndërsa u përzgjodh edhe si sportisti më i mirë i aktivitetit.

Në kampionat konkuroi edhe Daniel Godelli, në peshën deri në 81 kg, ndërsa Erkand Qerimaj vendosi vetëm në fund të mos garonte. Për meshkuj fituan edhe emra të njohur si Romario Avdiraj dhe Edison Nelo.

Megjithatë, një prej befasive më të mëdha të peshengritjes shqiptare mbetet Shqiponja Brahja. Edhe pse në moshën 44-vjeçare, ajo vazhdon të diminojë konkurimin për femra, ku u shpalle edhe “Peshëngritësja më e mirë”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.