Pesë yjet e harruar që vazhdojnë të luajnë futboll

Jo të gjithë lojtarët kanë fatin të kenjë një karrierë si ajo e Françesko Totit, Xhanluixhi Bufon ose Klaudio Pizarros që vazhdon dhe luan akoma në Gjermani  te Verder Bremeni edhe pse ka i ka mbushur të 40-tat. Pjesa më e madhe e futbollistëve kanë ndoshta tri ose pesë vite ku shkëlqejnë dhe më pas zbresin “gradat” e ekipeve një nga nja, por ka dhe nga ata që nuk ndahen dot nga futbolli siç janë pesë lojtarët e mëposhtëm që me siguri do ju kthejnë shumë mbrapa në kohë.

1.Rafael Van Der Vart

Fantazisti holandez luan në Danimarkë me Esbjergut. 35-vjeçari vendosi të zhvendosej në qytetin danez për shkak të gruas së tij, e cila është një hendobolliste me famë dhe aktivizohet në skuadrën e qytetit të Esbjergut.

2.Hulio Baptista

Futbollisti brazilian Hulio Baptista është ngulitur në memorien e milionave fansve për dy arsye: Së pari ka pasur një karrierë me përvoja në klube elitare si Reali dhe Roma deh së dytë: Fiziku i tij ngjasonte më shumë me një fizikin e një shtangisti sesa një futbollisti. Baptista ka pak ditë që ka mbushur 37-vjeç dhe aktivizohet me skuadrën e Bruzhit.

3.Didier Drogba

Ish-futbollisti i Çelsit dhe kombëtares së Bregut të Fildishtë Didier Drogba vazhdon të ushtrojë profesionin e futbollistit. 40-vjeçari luan në amerikë me Feniks Rajsing, klub ky ku është aksioner maxhoritar, pra kolegët e tij në fushën e lojës janë njëkohësisht dhe punëtorët e tij.

4.Eshli Koul

Një tjetër ish-fubollist i Çelsit që vazhdon të luajë futboll profesionist është Eshli Koul. Mbrojtësi i majtë luan prej tri vitesh në ekipin e Los Angelos Galaksi, ku prej një viti ka marrë dhe shiritin e kapitenit. Kontrata e 37-vjeçarit mbaron në dhjetor dhe pritet që anglezi të varë këpucët në gozhdë pas një karriere që ka zgjatur gati 19 vite.

5.Lusio

Lusio, luajti çdo minutë në Botërorin e vitit 2002, ku Brazili fitoi titullin e pestë dhe të fundit deri më tani. Ish-mbrojtësi i Interit dhe Juventusit edhe pse 40-vjeç vazhdon ta ushtrojë profesionin e futbollistit.  Braziliani luan në vendlindje me skuadrën e SE Gamës, ekip që militon në ligat rajonale të Brazilit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *