Pesë vjet pas tërheqjes, Nesta: Lacio ishte jeta ime, por Milani më dha gjithcka

0

Si sot para 5 vitesh Milani përshëndetej me Alesandro Nestën, një ndër qendërmbrojtësit më të mirë në botë në dekadat e fundit.

Intervistuar nga Corrriere dello Sport, Nesta ka folur nga Majami, ku po mëson profesionin e trajnerit: “Nuk doja të ikja nga Lacio, e shihja të ardhmen tek ai klub, nuk isha gati të ndahesha nga klubi i jetës sime, ku mendoja se do mbyllja karrierën. Dy vite para kalimit te Milani më kishte kërkuar Real Madridi, e pabesueshme kur e mendoj tani… Megjithatë, shkova te Milani, thuajse me detyrim. Tani falënderoj Zotin, kam fituar gjithçka, jam ndjerë mrekullisht në Milano. Ançeloti është më i miri: na ka bërë ta jetonim mirë futbollin dhe të fitonim shumë”.

Nesta flet për kujtimet e shumta te Milani: “Në Stamboll ishte një ndër zhgënjimet më të mëdha të jetës sime, m’u deshëm 6-7 muaj të kthehesha në vete pas humbjes ndaj Liverpulit. Më kujtohet edhe ndeshja kundër Barcelonës, 2-2 në Camp Nou, ku isha plakush, por ia dola mbanë mirë kundër Leo Mesit”.

Nesta ka lëvdata për Alesio Romanjolin, i konsideruar si pasardhësi i tij: “Besoj se është Romanjoli trashëgimtari im, uroj të ketë një karrierë të rëndësishme. Besoj se një futbollisti i duhet Champions League që të afirmohet, pastaj edhe Botërori, disa sezone në majë, për t’u përfshirë te grupi i më të mëdhenjve”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image