Pesë fitoret historike, AS përzgjedh edhe një të Shqipërisë

0

Historike fitorja e Gjibraltarit ndaj Armenisë në transfertë. Për ta ishte e para e arritur dhe sigurisht ka habitur gjithë botën e futbollit. Jozef Luis Çipolina e ka shënuar emrin e tij në histori me golin e realizuar në minutën e 50-të kundër Armenisë.

Por AS, në versionin e saj meksikan, është frymëzuar nga ky triumf dhe ka sjellë në skenë pesë fitore historike të regjistruara në Europë dhe mes tyre është edhe triumfi i Shqipërisë ndaj Rumanisë në “Francë 2016”.

FITORJA E VETME E SAN MARINOS
E fundit dhe e vetmja fitore e San Marions është ajo e 28 prillit të vitit 2004. Asokohe mposhtën Lihtenshtejnin me një gol të Andi Selva me goditje dënimi.

FITORJA E PARË E SHQIPËRISË NË EUROPIAN
Shqipëria në ndeshjen e fundit në grupe në “Francë 2016” arriti të mposhte Rumaninë me golin e Armando Sadikut. Historik ai triumf për kuqezinjtë, që regjistruan fitoren e parë në një europian.

TRIUMFI HISTORIK I ISLANDËS ME ANGLINË
Islanda u kualifikua në çerekfinalet e Euroo 2016 dhe e bëri diçka të tillë duke eliminuar Anglinë. Edhe pse Runi shënoi shumë shpejt me penallti, Sigurdson dhe Sigthorson përmbysën gjithçka dhe habitën botën me triumfin e tyre.

FITORJA E ANDORËS PAS 13 VITESH
Hungari, që më parë kishte arritur të mundte Portugalinë e Kristiano Ronaldos, në qershor të vitit 2017 u thye nga Andora. Vendosi goli i Mark Rebes, që i dha fitoren e dytë në histori kombëtares së vogël. Triumfi i parë ishte regjistruar në vitin 2004.

TRIUMFI I KATËRT ZYRTAR I LIHTENSHTEJNIT
Lihtenshtejni, më 28 mars të vitit 2007, arriti të fitonte me Letoninë në Vaduz dhe atë ndeshje e vendoste Mario Frik. Një ndeshje që i përkiste kualifikueseve të Euro 2008. Lihtenshtejni fitoi ndeshjen e tetë në histori, e katërta zyrtare

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.