Pesë arsye pse Reali ka nevojë për merkato

Zidan duhet të mendohet mirë për janarin, sepse skuadra e tij nuk bind. Blerjet duhen për të tashmen, jo të ardhmen

Reali i Madridit ka nevojë për transferime në merkaton e janarit, edhe pse kjo është periudha më e vështirë për të bërë ndërhyrje, sepse klubet nuk i shesin lojtarët e mirë dhe alternativat janë të pakta. Gjithsesi, mediet spanjolle këmbëngulin që Zinedin Zidan duhet të ndryshojë diçka dhe kjo për pesë arsye.

Transferimet e verës ku janë?

Verën e kaluar, krejt papritmas, nga Reali u larguan Morata, Hames Rodrigez, Pepe, Danilo dhe Mariano ndërsa erdhën Teo, Vajeho, Sevajos, Lorente dhe Majoral. Në fillim u tha se Reali i talenteve do të ishte super, plus që këta djem kontribuan në disa minuta, por nuk arritën që të fitojnë besimin e trajnerit Zinedin Zidan. Kemi shumë për të parë…

Forma e dobët e Benzemasë

Sulmuesi Karim Benzema nuk është më lojtari me të cilin jemi mësuar. Fizikisht ai është mirë, por ka shënuar vetëm dy gola në 17 ndeshje kampionati. A mund të jetë kaq i dobët sulmuesi i Realit, skuadra kampione e botës? Pra, Zidan ka nevojë për një sulmues që kërkon më tepër.

Lojtarët jashtë forme po luajnë

Mungesa e konkurrencës për një skuadër do të thotë shumë, sidomos për disa lojtarë që nuk janë në formë dhe mbeten të paprekshëm për Zidanin.

Nuk ka kritikë

Zidan dhe shumica e lojtarëve nuk kanë bërë autokritikë në La Liga. As në Champions League apo as në Kupën e botës për Klube, pavarësisht titullit që fjemtë fituan. Ekipi nuk ka dhënë gjithçka që nga fillimi dhe gjithçka ka kaluar shpejt. Askush nuk ka kërkuar falje për nivelin e dobët. Rezultatet edhe mashtrojnë.

Kepa dhe Vinicius nuk luajnë sot

Problemi i tjetër i Realit të Madridit është se blerjet që ka bërë po i planifikon për të ardhmen dhe jo për të tashmen. Portieri Kepa do të blihet në janar dhe nuk dihet sa impakt do të ketë, kurse Vinicius (talent i madh brazilian) brenda një viti. A duhen blerje të tjera? Po!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *