Përzgjidhet trajneri i ri, sa shumë prapaskena te Milani!

Shumë zhurmë rreth Milanit këto ditë. Kuqezinjtë mund të mbyllin këtë verë bashkëpunimin me Xhenaro Gatuzon dhe kjo është diçka që është lënë të kuptohet kohët e fundit. Para se të mbyllet gjithçka me ish-mesfushorin do të duhet të gjendet pasuesi.

Emrat e lakuar janë të shumtë, por Mauricio Sarri është ai që pëlqehet më së shumti. Sportmediaset raporton se Ivan Gazidis do të ketë një takim në Londër me trajnerin italian dhe është gati një kontratë 3-vjeçare.

Ish-trajneri i Napolit do të përfitojë 3 milionë euro neto dhe do të ketë mundësinë të drejtojë sërish në Serie A. Milani nxiton të fitojë konkurrencën me Romën, që gjithashtu e ka futur në rreth Sarrin. Ajo që është për t’u përmendur është fakti që me Gazidis në Angli nuk do të jetë braziliani Leanardo.

Këtë të fundit duket se gradualisht po e aneksojnë në zgjedhjet teknike. Ditët e fundit është lakuar edhe emri i Igli Tares si drejtor sportiv dhe zërat për një largim të mundshëm të Leonardos nisin edhe marrin kuptim në njëfarë mënyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *