Peruxhia ndërron autobus sepse u përdor nga tifozët e Juventusit

0

Furtunë në Peruxhia: autobusi zyrtar i klubit iu dha me qera një grupi tifozësh të Juventusit, që shkuan në Torino për të ndjekur derbin Juventus-Torino. Një episod që nuk kaloi pa rënë në sy, me tifozët e Peruxhias që nuk e fshehën zemërimin dhe klubin që ka marrë masa urgjente, duke ndërruar autobus dhe kompaninë që u jepte autobusin me qera.

“AC Peruxhia komunikon se nuk ishte në dijeni të dhënies me qera të autobusit zyrtar të skuadrës për një grup tifozësh të Juventusit. Firma Autonoleggi Bevilacqua, që zotëron autobusin zyrtar të klubit dhe bashkëpunon prej vitesh me klubin, përveçse është tifoze e flaktë, u kërkon falje nga zemra tifozëve të Peruxhias dhe premton se episodi nuk do të përsëritet kurrë”, shkruhet në komunikatën për shtyp nga Peruxhia.

Ndërkaq, presidenti Santopadre shprehet: “I dashur Bevilakua, të dua shumë, ke bërë shumë për ne, por të them diçka nga zemra: zgjohu! Atë autobus nuk e duam më, hiq gjithë logot e Peruxhias, sepse në transfertën e ardhshme do të shkojmë me një autobus tjetër, ai i zakonshmi është dhunuar. Peruxhia fal, por nuk është idiote, mos e bëj më një gjë të tillë”.

 

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here