Përurohet Parku Olimpik i Tiranës, javën e ardhshme luan kombëtarja e femrave në volejboll

Ish-Kompleksi Sportiv Dinamo është transformuar në Parkun Olimpik të Tiranës; ai përfshin sallën moderne të Lojrave me Dorë “Fetih Borova”; sallat moderne të mundjes e ngritjes së peshave; godinën e federatave shumësportëshe.

Rreth tre vite punë dhe sot dyert e këtij parku çelen për sportistët, federatat e sporteve dhe sportdashësit e kryeqytetit.

Parku Olimplik do të pasurohet më tej me pishinën e mbyllur olimpike, pistën e atletikës, fushat e hapura të futbollit, basketbollit, volejbollit e tenisit, si edhe godinën e zyrave të FSHF-së.

Inaugurimi i Kompleksit është kryer sot, me praninë e kryeministrit Edi Rama, ndërsa janë luajtur dy ndeshje mes Shqipërisë e Kosovës, veteranë dhe ekipet aktuale.

Ndërkaq, ndeshjet e para zyrtare në Parkun Olimpik do t’i luajnë vajzat e kombëtares së voljebollit, sepse në datat 9-11 qershor në Tiranë do të luhen ndeshjet kualifikuese për Kupën CEV.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *