Peruja ëndërron Botërorin, por ylli Guerrero i del me doping

Peruja ishte befasia e madhe e kualifikueseve të Kupës së Botës në zonën e Amerikës së Jugut, sepse tashmë kjo skuadër do të luajë dy ndeshje kundër Zelandës së Re, për një vend në Rusi 2018.

Megjithatë, sot Peruja ka marrë një goditje të rëndë, sepse sulmuesi Paolo Guerrero ka rezultuar pozitiv në një kontroll antidopingu pas ndeshjes së 6 tetorit kundër Argjentinës.

Sipas medieve peruane, sulmuesi i njohur 33-vjeçar nuk kaloi testin dhe federata peruane është njoftuar  dhe së shpejti pritet një dënim i rëndë, nëse testi i dytë rezulton i njëjtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *